spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

SHBA i shpall luftë teknologjisë kineze në Azi: Si po detyrohet Vietnami të braktisë Huawei dhe ZTE

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një ofensivë të drejtpërdrejtë ndaj Kinës në Azi, duke i kërkuar Vietnamit që të heqë dorë menjëherë nga teknologjitë kineze, veçanërisht Huawei dhe ZTE. Sipas një raporti të Reuters, Uashingtoni ka ofruar miliarda dollarë investime dhe akses në teknologji amerikane, me një kusht të qartë: largimin e çdo infrastrukture kineze nga rrjetet 5G dhe sistemet shtetërore të të dhënave.

Në këmbim, Vietnami do të futet në “zonën e sigurt” të SHBA, me serverët e tij të dhënash që do kalojnë në duart e Amazon dhe Microsoft, dhe me ndërtimin e një qendre gjigante për prodhimin e çipave. Por pas këtij “partneriteti” qëndron një realitet i hidhur: presioni amerikan po zëvendëson ndikimin kinez me një varësi të re; atë nga korporatat amerikane dhe interesat strategjike të Pentagonit.

🔊
Ekspertët e shohin këtë si një formë të re kolonializmi digjital, ku vendet e vogla nuk kanë më kontroll mbi të dhënat, teknologjinë apo sovranitetin digjital.

Vietnami është i pari. Por modeli po përhapet. Kush e ka radhën?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit