spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

SHBA i afrohet më shumë Iranit, avionët B-2 shihen në Azi; a po bëhet Trump gati për sulm?

Zbardhen më shumë detaje mbi destinacionin e avionëve amerikanë B-2 të ngritur në fluturim. Mediat amerikane raportuan se avionët që mbajnë ‘super bombën’ u furnizuan me karburant dhe u ngritën në fluturim, teksa sipas NBC News, duke cituar dy zyrtarë të mbrojtjes, avionët u ngritën nga baza ajrore Whiteman në Missouri gjatë natës dhe tani po shkojnë drejt Guamit.

Guami ndodhet pranë Filipineve, pra në Azi.  Është e paqartë në këtë pikë nëse bombarduesit, të cilët janë projektuar për misione sulmi me rreze të gjatë, po planifikojnë të zbarkojnë në Guam apo do të lëvizin sërish.

SHBA i afrohet më shumë Iranit, avionët B-2 shihen në Azi; a

Avionët B-2 janë të aftë të transportojnë bombat shpërthyese të bunkerëve 30,000 paundëshe që do të nevojiteshin për të sulmuar me sukses Fordoë, impiantin bërthamor iranian të varrosur 90 metra brenda një mali.

Të enjten, Donald Trump tha se do të merrte një vendim nëse do ta sulmonte Iranin “brenda dy javëve të ardhshme”. Vendosja e bombarduesve sugjeron se presidenti amerikan mund të jetë i përgatitur të nisë një sulm më shpejt se sa pritej.

B-2 Spirit, i njohur si “avioni fantazmë”, është një bombardues strategjik amerikan me teknologji “stealth” (i padukshëm për radarët), i projektuar për të depërtuar në sistemet më të mbrojtura ajrore në botë. Me një rreze veprimi ndërkontinentale dhe aftësi për të mbajtur ngarkesa të rënda bombash, ai përbën armën më të frikshme të arsenalit ajror të SHBA-së.

Në kontekstin e krizës me Iranin, ky avion mund të përdoret për të transportuar GBU-57 Massive Ordnance Penetrator (MOP) – një “superbombë” me peshë 13,600 kg (30,000 paund), e ndërtuar posaçërisht për të depërtuar në objekte thellësisht të strehura në tokë.

Kjo bombë është e vetmja armë konvencionale në botë e aftë të shkatërrojë objekte si Fordow, një qendër iraniane e pasurimit të uraniumit e ndërtuar brenda një mali, e mbrojtur nga shtresa të shumta betoni dhe shkëmbi.

Pse është ky kombinim unik?

B-2 fluturon në mënyrë të padukshme dhe mund të futet në hapësirën ajrore të Iranit pa u zbuluar.

GBU-57 ka fuqi shkatërruese për të shpuar disa dhjetëra metra tokë e beton para se të shpërthejë.

Vetëm SHBA ka këtë teknologji. As Izraeli, as ndonjë tjetër aleat, nuk zotëron një kombinim të tillë.

Nëse përdoret, ky kombinim do të ishte një sinjal i qartë i vendosmërisë amerikane për të shkatërruar infrastrukturën bërthamore të Iranit pa nisur një luftë të plotë tokësore – por do të përbënte edhe një përshkallëzim të madh gjeopolitik në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit