SHBA hedh në ‘kosh’ planin për shkëmbim territoresh në Kosovë, gati projektligji që ndalon ndryshimin e kufijve në Ballkan!

Nëse “Akti i Demokracisë dhe Progresit në Ballkanin Perëndimor” miratohet nga Kongresi dhe Senati amerikan dhe nënshkruhet nga presidenti Donald Trump, do të bëjë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen ligjërisht që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, shkëputjen apo ndonjë ndryshim tjetër kufitar bazuar mbi etni në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë…

Një projektligj i quajtur “Akti i Demokracisë dhe Progresit në Ballkanin Perëndimor”, i cili ka në përbërjen e tij ndalimin e ndryshimit të kufijëve ekzistues në Ballkanin Perëndimor, i është referuar më 9 tetor të këtij viti Komitetit për Punë të Jashtme dhe Komitetit të Drejtësisë në SHBA, për t’u shqytuar.

Ky propozim bën pjesë në Seksionit 11 të projektligjit, që merret me raportet midis Kosovës dhe Serbisë, dhe thekson se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, e arritur më 27 shkurt 2023 me mbështetjen e Bashkimit Evropian, duhet të zbatohet shpejt. Ligji promovon gjithashtu biseda bilaterale, iniciativa konkrete për rritjen e tregtisë dhe investimeve, si dhe mbështetje nga SHBA-ja për një marrëveshje përfundimtare.  Për herë të parë, në këtë projektligji është përfshirë edhe paragrafin mbi “mosndryshimin e kufijve”.

SHBA hedh në ‘kosh’ planin për shkëmbim territoresh

NENI 11. Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë:

(1) Marrëveshja mbi Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve, e cila u miratua nga Kosova dhe Serbia më 27 shkurt 2023, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, është një hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit midis dy vendeve;

(2) Serbia dhe Kosova duhet të përpiqen të bëjnë përparim të menjëhershëm në Aneksin e Zbatimit të marrëveshjes së përmendur në paragrafin (1);

(3) sapo të jetë bërë përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin në konsideratë avancimin e iniciativave për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe me të dy vendet, të cilat mund të përfshijnë;

(A) vendosja e dialogëve strategjikë dypalësh me Kosovën dhe Serbinë;

(B) avancimin e iniciativave konkrete për të thelluar tregtinë dhe investimet me të dy vendet;

(4) Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë bazuar në njohjen reciproke.

(b) Deklaratë politike e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që—

(1) nuk do të ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimet e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor si një mjet për të arbitruar mosmarrëveshjet midis shteteve kombëtare në rajon; dhe

(2) duhet të mbështesë demokracitë pluraliste në vendet e Ballkanit Perëndimor si një mjet për të parandaluar kthimin e konfliktit etnik që dikur karakterizonte rajonin.

Nëse “Akti i Demokracisë dhe Progresit në Ballkanin Perëndimor” miratohet nga Kongresi dhe Senati amerikan dhe nënshkruhet nga presidenti Donald Trump, do të bëjë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen ligjërisht që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, shkëputjen apo ndonjë ndryshim tjetër kufitar bazuar mbi etni në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndarjen e mundshme të Republika Sërpskas.

Afati i shqyrtimit të këtij projektligji nuk është përcaktuar ende, dhe komitetet mund të kërkojnë dëshmi, ndryshime, apo amendamente para se ligji të kthehet në Dhomën përkatëse për votim. Ligji duhet të kalojë komitetin, dhe komiteti mund të bëjë ndryshime ose të mos e miratojë fare. Nëse kalon komitetin, ai shkon për votim në Dhomën e Përfaqësuesve ose Senat, në varësi se ku filloi procedura. Vetëm pas miratimit nga të dyja dhomat dhe nënshkrimit nga presidenti, ajo bëhet ligj.

Kujtojmë se diskutimet për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë ka filluar më intensivisht rreth vitit 2018, pas disa vitesh bllokimi në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ideja parashikonte ndryshimin e kufijve, kryesisht për zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe zonat shqiptare në pjesë të tjera të Serbisë. Presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi, si një nga përkrahësit e kësaj ideje bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, thanë se ideja nuk është ndarje, por korrigjim i kufijve. Por kjo ide u kundërshtua ashpër nga spektri politik në Kosovë, por edhe nga disa prej aleatëve të Kosovës.

Një prej arsyeve kryesore të kundërshtimit ka qenë frika se kjo do të nxiste edhe largimin e Republika Sërpskas nga Bosnjë-Hercegovina, ndërsa do të tensiononte raportet edhe në vende të tjera të rajonit, si në Maqedoni e Mal të Zi.

Dokumenta bashkëngjitur

https://docs.google.com/viewerng/viewer?url=https://cdn.pamfleti.net/pamfleti.net/media3/1761845397xprojektligji-per-kosoven-391.pdf

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit