spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

SHBA goditi Iranin, reagon Netanyahu: Urime Trump, së pari vjen forca, pastaj paqja!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përgëzuar Presidentin Donald Trump pasi forcat amerikane goditën tre lokacione bërthamore iraniane në një sulm që ai e konsideroi shumë të suksesshëm.

Kryeministri izraelit e ka cilësuar vendimin e Trump si të guximshëm dhe se do të ndryshojë historinë. Benjamin Netanyahu shtoi se sulmet janë një moment historik që mund ta çojnë Lindjen e Mesme drejt paqes.

“Urime president Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të goditur objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e jashtëzakonshme dhe të drejtë të SHBA-së do ta ndryshojë historinë”, u shpreh Trump.

Izraeli ka thënë se dëshiron që të mos e lejojë Iranin që të ketë armë bërthamore.

Duke theksuar se udhëheqja e tij dhe ajo e Presidentit Trump ka krijuar një “pikë kthese historike” që do të çojë Lindjen e Mesme dhe më gjerë drejt një të ardhmeje me paqe dhe begati, Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij të njohur: “Presidenti Trump dhe unë themi shpesh: paqja arrihet përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj vjen paqja”.

Ai përfundoi mesazhin e tij duke falënderuar Presidentin Trump ndërsa shtoi: “Zoti e bekoftë aleancën tonë të pathyeshme dhe besimin tonë të palëkundur”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit