spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

SHBA gati të bombardojë Iranin, zhvendos asetet ushtarake në bazën më të madhe në Lindjen e Mesme

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka miratuar planet që SHBA-të të sulmojnë Iranin, por ende po shqyrton një vendim përfundimtar, sipas mediave më të mëdha amerikane.

Çështja është vendi i pasurimit Fordow, një strukturë nëntokësore jetësore për programin bërthamor të Iranit. Vetëm SHBA-të kanë aftësinë ta shkatërrojnë atë potencialisht.

Publikisht, Trump ka mbetur i paqartë në lidhje me atë që planifikon të bëjë. “Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Askush nuk e di se çfarë dua të bëj”, u ka thënë Trump gazetarëve. “Por mund të them këtë: Irani ka shumë probleme dhe dëshiron të negociojë”.

Për të konkretizuar këto plane, Ushtria Amerikane ka zhvendosur disa avionë dhe anije nga bazat në Lindjen e Mesme që mund të jenë të ndjeshme ndaj çdo sulmi të mundshëm iranian, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters të hënën.

Ky veprim erdhi ndërsa Presidenti Donald Trump nuk e ka dhënë vendimin final nëse Shtetet e Bashkuara do t’i bashkoheshin Izraelit në bombardimin e lokacioneve bërthamore dhe raketore iraniane, teksa banorët vazhduan të largoheshin nga kryeqyteti iranian në ditën e gjashtë të sulmeve ajrore.

Në një zhvillim tjetër, ambasada amerikane në Katar dha alarmin të hënën, duke kufizuar përkohësisht aksesin e personelit të saj në Bazën Ajrore Al Udeid, instalimi më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme, i vendosur në shkretëtirën jashtë Dohas.

Ambasada u tha stafit të saj dhe qytetarëve amerikanë në Katar të tregonin kujdes të madh “në dritën e armiqësive të vazhdueshme rajonale”.

Dy zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se lëvizja e avionëve dhe anijeve ishte pjesë e planeve për të mbrojtur forcat amerikane, por nuk pranuan të thoshin se sa po zhvendoseshin ose ku.

Një nga zyrtarët tha se avionët që nuk ishin në strehimore të fortifikuara u zhvendosën nga baza Al Udeid dhe anijet e Marinës u zhvendosën nga një port në Bahrein, ku ndodhet Flota e Pestë e SHBA-së. “Kjo nuk është një praktikë e pazakontë”, shtoi zyrtari. “Mbrojtja e forcës është përparësi.”

Reuters raportoi për herë të parë këtë javë se një numër i madh avionësh furnizimi me karburant po zhvendoseshin në Evropë , si dhe asete të tjera ushtarake në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe vendosjen e më shumë avionëve luftarakë. Një aeroplanmbajtëse po shkon gjithashtu drejt Lindjes së Mesme nga rajoni Indo-Paqësor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit