spot_img
spot_img
Saturday, January 24, 2026
spot_img
spot_img

SHBA dërgon armatë detare drejt Gjirit Persik, Irani: Jemi gati për skenarin më të keq

Një tension i ri në Lindjen e Mesme është shkaktuar nga vendimi i Shteteve të Bashkuara, siç deklaroi Donald Trump, për të dërguar një armatë detare amerikane drejt Gjirit Persik.

“Kemi shumë anije që po lëvizin në atë drejtim, për rast nevoje”, tha Trump për gazetarët që e shoqëronin në avionin me të cilin po kthehej nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Sipas mediave amerikane, javën e kaluar, anija e luftës USS Abraham Lincoln, që ndodhej në Detin e Kinës Jugore, ka marrë urdhër të lundrojë drejt Lindjes së Mesme së bashku me grupin e saj sulmues. Trump nuk dha detaje për forcat detare në rajon, duke u shprehur vetëm për “armadë” dhe “forcë të madhe”.

“Ndoshta nuk do të ketë nevojë ta përdorim”, shtoi ai, duke theksuar se është i hapur për bisedime me Teheranin. Kujtojmë se pak ditë më parë, presidenti amerikan kishte deklaruar se “ndihma për protestuesit është rrugës”, ndërsa protestat në Iran po arrinin kulmin.

Paralajmërim nga Irani

Të shtunën në mëngjes, televizioni shtetëror iranian raportoi se regjimi i Teheranit po përgatitet për çdo skenar, ndërsa një zyrtar i lartë iranian i dërgoi një paralajmërim të fortë SHBA-së, duke deklaruar se çdo sulm kundër vendit të tij do të konsiderohet “si luftë totale”.

“Kjo përqendrim ushtarak, shpresojmë të mos jetë për përballje reale, por ushtria jonë është e gatshme për skenarin më të keq. Prandaj, në Iran gjithçka është në gatishmëri maksimale”, tha zyrtari iranian për Reuters, duke kërkuar të qëndronte anonim.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit