spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

ShBA, Britania e BE: Çfarë thanë ambasadat pas moscertifikimit të rezultateve të Listës Serbe?

Komisioni Qendror Zgjedhor është vendosur n ë thumb të kritikave nga ana e përfaqësive diplomatike pas vendimit për moscertifikimin e rezultateve të Listës Serbe, të cilën e ktheu prapa PZAP-i. Në fakt, e gjithë prania ndërkombëtare në Kosovë ishin njëzëri në kundërshtimin ndaj këtij vendimi.

Sipas Ambasadës së ShBA-së, vendimi i KQZ-së për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe ishte “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”.

“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës” – tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë për Radion Evropa e Lirë.
Ndërsa Bashkimi Evropian u shpreh se është seriozisht e shqetësuar për një vendim të tillë.

“BE shpreh shqetësim serioz për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e rezultatit final për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare”, thuhet në këtë prononcim të BE-së.

“BE-ja përsërit thirrjen për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit vëzhgues të zgjedhjeve dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën” – theksoi BE-ja.

Ndërsa vendimin e sotëm të PZAP-it e ka përshëndetur Ambasada e Britanisë.

Në reagim lidhur me këtë vendim, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vlerësuar se vendimi i PZAP-it riafirmon të drejtën e komuniteteve jo-shumicë për pjesëmarrje të plotë në procesin demokratik, siç garantohet nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës.

“Ne presim që përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë legjitime të jenë në gjendje të marrin detyrën dhe t’u shërbejnë qytetarëve që i kanë zgjedhur…
Një proces zgjedhor i besueshëm dhe gjithëpërfshirës është thelbësor për stabilitetin demokratik të Kosovës dhe për forcimin e besimit midis të gjitha komuniteteve” – thuhet ndër të tjera në reagimin e Ambasadës së Britanisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit