Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar zyrtarizimin e kandidaturës së re të Shaqir Totajt për kryetar të komunës së Prizrenit.
Krasniqi teksa zyrtarizoi këtë rikandidatur, lavdëroi qeverisjen 4-vjeçare të Totajt, duke vënë në theks zhvillimin dhe rezultatet e punës së tij.
“Gjatë katër viteve të fundit, Shaqa, duke nderuar epitetet e Prizrenit si qytet “historik” dhe “kulturor”, ia ka shtuar edhe dy të tjerë: “i punës” dhe “i zhvillimit”. Kudo që të lëvizësh nëpër komunën e Prizrenit, dallohen qartë rezultatet e përkushtimit dhe punës së tij dhe të ekipit të tij në shërbim të qytetarëve”.
Prandaj, më 12 tetor, prizrenasit do ta kenë shumë më të lehtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Sepse me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë!”, ka shkruar Krasniqi.






