Aktori i njohur Ganimet Bytyqi – Lalushi festoi ditëlindjen e 54-të ditën e djeshme.
Në këtë ditë të shënuar për të u mblodhën miqtë e familja por jo vetëm.
Eventi kishte të planifikuar nga personat e zemrës një surprizë që atë e la pa fjalë.
Ishte këngëtari Shaqir Cërvadiku, njëherësh mik i tij, ai që erdhi surprizë duke i këndëuar këngën e ditëlindjes, një moment që siç shihet nga video, aktorin e humorit e ka emocionuar tejmase.










