Shala thotë se Kurti e përdori sulmin në Ibër-Lepenc si pretekst për t’i sulmuar të gjithë

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se sulmi i së premtes në Ibër-Lepenc pa dyshim se ishte terrorist.

Më pas, Shala ka komentuar mënyrën sesi institucionet e Kosovës i janë qasur situatës.

Shala tha se kryeministri përdori sulmin si pretekst për t’i sulmuar të gjithë, përfshirë mediat.

“E përdori si pretekst që të sulmojë të gjithë, përfshirë mediat, të cilat pastaj u kuptua që edhe për rastin kishin raportuar me shumë saktësi dhe korrektësi”, tha Shala.

“Ai ishte një sulm terrorist, dëshmon në mënyrë eksplicite dhe brutale gjendjen e vërtetë në veri, sidomos kur ke parasysh rrëfimet e Qeverisë, pretendimet e shumicës në përgjithësi”, ka thënë Shala.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit