Shala për Agim Veliun: Duhet të jetë në listë, por ekziston një ngërç që s’po shpjegohet

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Agim Veliu duhet të jetë pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai e pranoi se është angazhuar personalisht për këtë çështje, por pa arritur rezultat.

“Mendoj që duhet të jetë në listë, jam përpjekur në mënyrë të veçantë për rastin e Agimit, për çka përfaqëson dhe për shkak të raportit personal, por pa sukses. Nuk e di ku është problemi”, tha Shala.

Ai shtoi se nuk e kupton pengesën që mban Veliun jashtë proceseve, duke shtuar se ka insistuar vazhdimisht për përfshirjen e tij.

“Do të duhej të ishte edhe në procese të tjera, unë kam folur shumë për atë gjë. Jam përpjekur shumë. Nuk kam arritur ta zgjidhë atë çështje dhe nuk e kuptoj pse, sepse nuk e kuptoj problemin. Ka një ngërç që herë shpjegohet me pozicionimin e degës e herë ‘s’po na lënë nga lart’. Unë s’e kam kuptuar asnjëherë cila është e vërteta, s’kam arritur ta kuptoj”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit