spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Shahini : Tregu i lirë po i detyron bizneset e Kosovës 25 vjet pas luftës, të largohen nga vendi

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka ngritur shqetësimin se futja e bizneseve në tregun e lirë të energjisë ka pasur pasoja të rënda për sektorin prodhues dhe shërbyes.

Ai ka paralajmëruar se shumë kompani nuk po arrijnë të përballojnë rritjen e çmimeve dhe po shqyrtojnë transferimin e aktiviteteve të tyre jashtë Kosovës.

‘’ Futja me dhunë e bizneseve në tregun energjetik të lirë ka ndikuar negativisht te bizneset prodhuese dhe shërbyese dhe disa biznese nuk po mund ti përballojnë këto rritje të çmimeve dhe kanë paralajmëruar qe do të riaktivizojnë aktivitetet e veta prodhuese , përpunuese dhe shërbyese në ndonjë vend jashtë Kosovës’’, tha Shahini.

Shahini e konsideron këtë një zhvillim të keq, pasi bizneset, 25 vjet pas luftës, po detyrohen të largohen nga vendi.

‘’Ky është lajm i keq për neve dhe na brengos shumë ky fakt se bizneset e Kosovës 25 vjet pas luftës po ikin nga Kosova’’, deklaroi Shahini.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit