spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Serwer thotë se situata në Ballkan mund të përkeqësohet më shumë nën Trumpin

Daniel Serwer, profesor universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe njohës i dalluar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka vlerësuar se situata në rajon mund të përkeqësohet më tej nën mandatin e presidentit amerikan, Donald Trump, duke përmendur veçanërisht marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Serweri ka theksuar se, pavarësisht pritshmërive të rajonit, veçanërisht të Kosovës, për administratën e presidentit demokrat, Joe Biden, ai ka favorizuar Serbinë, duke mbështetur përpjekjet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe ka bërë shumë pak për të frenuar veprimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë.

“Kur Serbia rrëmbeu dy policë nga territori i Kosovës, ata nuk thanë asgjë me kuptim. Kur [presidenti i Serbisë, Aleksandër] Vuçiq dërgoi protestues në Kosovë për të sulmuar paqeruajtësit e NATO-s, ata thanë pak. Kur Serbia organizoi dhe mundësoi një sulm terrorist në Kosovë, ata nuk bënë asgjë”, ka shkruar Serwer në një analizë.

“Për habinë time, ata vendosën ta drejtojnë politikën amerikane pro-Beogradit. E dija që Bideni e kishte mbështetur Serbinë për t’u bërë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa i përmbushur kushtet e kërkuara. Por nuk e kuptova se kjo reflektonte një prirje të përgjithshme në favor të Serbisë”, ka shtuar tutje ai.

Ai gjithashtu ka hedhur dyshime se ky kurs mund të vazhdojë edhe nën administratën e dytë të Trumpit, ku ndikimi i Jared Kushnerit, dhëndri i presidentit republikan, mund të orientojë politikën amerikane më afër Beogradit dhe më larg Prishtinës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit