spot_img
spot_img
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Sërish bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, sekuestrohet pushkë gjysmë automatike

Gazeta mëson se policia sot sërish ka realizuar një bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, 33-vjeçar në fshatin Baicë të Lipjanit, i cili po hetohet për një rast të rëndë vrasjeje.

Gjatë kontrollit, njësitet e krim-teknikës kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, e cila dyshohet të jetë mbajtur pa autorizim.

Kush është Top Kolshi dhe pse dyshohet?

Top Kolshi është i arrestuari kryesor për rastin e vrasjes së rëndë të Enver Bajraktarit, trupi i të cilit u gjet i groposur në një arë misri në fshatin Baicë më 3 gusht 2025.

Fillimisht, viktima ishte raportuar si i zhdukur, por pas hetimeve intensive dhe informacioneve të mbledhura në terren, policia arriti të zbulojë vendin ku ishte fshehur trupi.

Sipas ekspertizës së IML-së, viktima ishte vrarë pak kohë para se të gjendej.

Pas identifikimit të tij si i dyshuar, Kolshi u arrestua më 12 gusht 2025.

Në shtëpinë e tij atë ditë u sekuestrua një pushkë gjuetie, municion dhe pajisje të tjera. Zbulimi i armës gjysmë automatike gjatë bastisjes së fundit pritet të shërbejë si provë shtesë në rast.

Rasti po hetohet si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa hetimet janë ende në vijim për të zbardhur motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit