spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Seri aksidentesh ajrore në SHBA, një tjetër avion rrëzohet pas ngritjes (Foto/ Video)

Një aeroplan në pronësi të ish-shoferit të njohur të NASCAR, Greg Biffle, është rrëzuar ditën e sotme  pak pasi ishte ngritur nga një aeroport në qytetin Statesville, në Karolinën e Veriut.

Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet lokale dhe burime të aviacionit, aeroplani Cessna C550, kishte nisur fluturimin normalisht, por pak çaste pas ngritjes raportohet se ka pasur probleme teknike. Piloti dyshohet se ka tentuar të kthehet menjëherë në aeroport, por aeroplani u rrëzua para se të mund të realizonte uljen emergjente.

Seri aksidentesh ajrore në SHBA, një tjetër avion rrëzohet

Deri në orët e para të pasdites së së enjtes, zyrtarët nuk kanë bërë publike identitetin e pasagjerëve që ndodheshin në bord, as gjendjen e tyre shëndetësore. Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendngjarje, ndërsa zona përreth u izolua për arsye sigurie.

Imazhet e publikuara nga aeroporti tregojnë avionin të përfshirë nga flakët menjëherë pas rrëzimit. Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit nxituan në vendngjarje, ndërsa ka nisur një hetim për shkaqet e rrëzimit.

Seri aksidentesh ajrore në SHBA, një tjetër avion rrëzohet

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit. Ekspertët do të analizojnë të dhënat e fluturimit, kushtet atmosferike dhe gjendjen teknike të aeroplanit për të kuptuar se çfarë çoi në rrëzimin e tij.

Seri aksidentesh ajrore në SHBA, një tjetër avion rrëzohet

Greg Biffle, i cili është tërhequr nga garat profesionale të NASCAR nuk është konfirmuar nëse ai ndodhej apo jo në aeroplan në momentin e aksidentit.

Seri aksidentesh ajrore në SHBA, një tjetër avion rrëzohet

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit