spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

“Serbja” e Labit me thumb të hapur për të?

Vëmendja e ndjekësve të “Big Brother VIP Kosova” është kthyer sërish nga një personazh mjaft i diskutuar jashtë shtëpisë.

Bëhet fjalë për gruan “serbe” që u përfol gjatë për një afërsi me këngëtarin Labinot Rexha, e cila së fundmi ka publikuar një thumb mjaft të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.

Ajo që ka habitur të gjithë është fakti se ajo ka zgjedhur të shprehet në gjuhën shqipe, duke shkruar:

“Mund të më sulmosh, por nuk mund të më gjykosh! Zgjedhja është e imja!”.

Pas eliminimit të Labit nga gara, ajo doli hapur në përkrahje të Elijones për finalen e madhe, një veprim që shkaktoi diskutime të forta në rrjet. Me këtë “story” të fundit, ajo duket se po u tregon kritikëve se vendimet e saj janë personale dhe nuk pranon gjykime nga të tjerët.

Fakti që ajo tashmë po komunikon në shqip ka shtuar kureshtjen nëse ky është një mesazh i koduar për Labin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit