Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur sot shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarës për spiunazh, ku që në fillim palët kanë hequr dorë nga leximi i aktakuzës, duke kaluar drejtpërdrejt në fazën e parë të procesit.
Seanca e parë e shqyrtimit po udhëhiqet nga kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, ndërsa Prokuroria Speciale përfaqësohet nga prokurori Bekim Kodraliu.
E akuzuara, Jelena Gjukanoviq, e sjellë në gjykatë nën masa sigurie dhe me pranga në duar, po përballet me akuza të rënda për spiunazh dhe bashkëpunim me inteligjencën serbe.
Gjatë seancës, ajo është pyetur nga gjykata nëse e pranon fajësinë, por është përgjigjur shkurt: “Jo, nuk e pranoj fajësinë.”









