spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

“Serbia, ushtrinë te kufiri i Kosovës” – Maqedonci komenton deklaratën që i bëri bujë: S’ka qenë lajm ekskluziv

Ministri në detyrë Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka komentuar deklaratën e tij të mëparshme për prezencën masive të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, e cila bëri bujë të madhe.

Maqedonci ka thënë se ajo që kishte deklaruar për A2CNN në Shqipëri nuk ishte një lajm i ri, por një fakt i njohur dhe i theksuar prej kohësh nga institucionet e Kosovës.

“Në fakt gjatë intervistë që kam pasur në një televizion nga Republika e Shqipërisë, kam ritheksuar atë që jemi duke e thënë qe disa vite, për prezencën e trupave ushtarake serbe në jug të territorit të Serbisë. Më saktësisht në tri lokacion; Rashkë, Nish dhe Vrajë. Kjo nuk është diçka e re, që disa vite trupat ushtare serbe janë të vendosura përgjatë vijës kufitare, por kemi edhe 48 baza të ushtrisë dhe xhandarmerisë përgjatë vijës kufitare ne Kosovën. Tri nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura në jug të territorit të Serbisë, jo shumë lar të kufirit me Kosovën. Dhe normalisht militarizimi i pjesës jugore të Serbisë, paraqet kërcenim jo vetëm për ne por për gjithë stabilitetin e regjionit të Ballkanit. Nuk ka qenë lajm ekskluziv, pra është një rikonfirmim i kësaj çështje që është theksuar shumë herë më parë…

Nuk është theksuar shpesh kjo atëherë kur është dashur të theksohet nga mediat e nga opinioni, kur e kemi thënë në faza me të hershme. Kur ka qenë situata edhe më e ndërlikuar. Tash edhe pse unë nuk e vlerësoj që është bërë gabim që është ritheksuar një pjesë e një deklarate. Mirëpo ky është fakt që ato trupa janë atje…

Kjo nuk na frikëson, në asnjë rast. Ne nuk frikësohemi sepse jemi në tokën tonë, në të drejtën tonë dhe jemi të gatshëm të mbrojmë territorin e Republikës së Kosovës nga çfarëdo kërcënimi apo rreziku që paraqitet për ne. Në këtë aspekt e kemi mbështetjen e partnerëve, mbështetjen NATO-s…”, ka thënë Maqedoni

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit