Serbia pretendon se Kosova ka ndaluar edhe një zyrtar të MPB-së serbe

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar të mërkurën përmes një komunikate për media, duke pretenduar se autoritetet kosovare kanë ndaluar një zyrtar policor, i cili ka vendbanimin në Komunën e Kamenicës dhe është i punësuar në Drejtorinë e Policisë në Vranjë të Serbisë.

Sipas kësaj komunikate, zyrtari policor është ndaluar fillimisht në pikën kufitare në Konçul dhe më pas është dërguar në Prishtinë.

“Zyra për Kosovë i ka ofruar atij ndihmë juridike dhe do të informojë përfaqësuesit ndërkombëtarë për edhe një ndalim dhe dëbim të paligjshëm të një serbi të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në komunikatë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit