spot_img
spot_img
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”, William Walker: Pse Gjyqi në Hagë është një fiasko e madhe

Një fiasko të madhe e ka cilësuar ish-diplomati amerikan William Walker, procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Në një lidhje direkte me “Off the Record”, ai tha se, të akuzuarit janë mbajtur për vite të tëra në paraburgim pa prova konkrete dhe pa akses të plotë ndaj mbrojtjes, duke e bërë procesin të padrejtë.

E shoh këtë proces që po ndodh në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë mbi 10 vite që të jetë një shkelje e së drejtës. Kështu që procesi në Hagë për mendimin tim është padrejtësia që rrjedh nga një tentativë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe kush ka qenë përgjegjës për ato ngjarje. Këta zotërinj, këta ish-drejtues të UÇK-së janë akuzuar, janë akuza pra për kryerjen e krimeve të luftës mbas bombardimeve dhe unë nuk kam parë prova për këtë gjë. Kam parë një proces shumë të gjatë nga ana ligjore, një gjyq që ka ndodhur pra në Hagë 10 vite hetime, katër vite ndalim, paraburgimi i këtyre zotërinjve, Hashim Thaçi, zoti Krasniqi dhe zoti Veseli dhe një apo dy të tjerë, janë ndaluar pa asnjë dënim që për mua është thjesht e padëgjuar. Nuk kam dëgjuar kurrë njerëz që të akuzohen për një krim dhe të mos provohen fajtorë dhe të mbahen të ndaluar pa pasur akses te bota e jashtme për pothuajse katër vite. E shoh të gjithë këtë gjyq si një fiasko të madhe”, u shpreh ai.

Ai theksoi se krimet e luftës në Kosovë, përfshirë masakrën në Raçak, ishin kryer nga qeveria serbe dhe zinxhiri i saj komandues, ndërsa ish-udhëheqësit e UÇK-së nuk kanë dhënë urdhra për krime.

Ju e përshkruat masakrën në Raçak. Unë e kam përshkruar si krime lufte. Ishte Slobodan Miloshevi drejtuesi i qeverisë, drejtuesi i një zinxhiri komande, i cili drejtoi ushtarët që vranë fshatarët në Reçak. Ky zinxhir komande ishte i qartë për të gjithë dhe ende ata nuk kanë shkuar drejt të gjithë zinxhirit urdhërues, për të shkuar tek pjesëmarrja e tyre në gjenocidin që u zhvillua në Kosovë në vitet 1999. Mendoj që nga fillimi ajo që ndodhi në Kosovë më përpara masakrës së Reçakut, qeveria në Beograd po kryente krime të tmerrshme lufte në provincën e Kosovës. Vazhduan ta bënin këtë gjë deri në fushatën e bombardimeve të NATO-s. Por deri në atë moment qeveria në Beograd po kryente krime të tmerrshme lufte”, vijoi ai.

Sipas tij UÇK-ja ishte e decentralizuar, me komandë rajonale, dhe luftimet kundër forcave serbe ishin kryesisht të organizuara nga drejtues lokalë, pa urdhra të qendrës së komandës. Sipas Walker, krime kanë ndodhur pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s, por ato nuk ishin rezultat i urdhrave të liderëve të UÇK-së.

Jam i sigurt që kanë ndodhur gjëra shumë të këqija pas çlirimit, por nuk ishte nën drejtimin, apo urdhrat e UÇK-së. Nuk ishin nën urdhrat e Hashim Thaçit, apo të Jakup Krasniqit, apo të Kadri Veselit apo që ishte pjesë e UÇK-së. Po kanë ndodhur krime, por nuk kishin rezultat i urdhrave që vinin nga zinxhiri i komandës së UÇK-së dhe jam i bindur për këto. Siç e thashë, forcat e sigurisë në Kosovë kanë kryer krime të tmerrshme lufte nën një zinxhir komande shumë të drejtpërdrejtë që nga majat e pushtetit deri te drejtuesit e tjerë dhe ata nuk janë ndjekur penalisht për krime lufte edhe sepse ato kanë qenë në një zinxhir komande të drejtpërdrejtë. UÇK-ja nuk e kishte këtë zinxhir komande të ngjashme”, u shpreh ai.

Ai përshkruan gjithashtu situatën e refugjatëve shqiptarë që u dëbuan nga Kosova, duke theksuar se qytetarët kërkonin shpagim për dhunën e përjetuar, por kjo nuk lidhej me veprimet e udhëheqësve të UÇK-së.

Jam përpjekur shumë të paraqis veten time si një dëshmitar për mbrojtjen dhe të paraqes kontekstin në të cilin jetonte Kosova pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s. Unë kam qenë në Maqedoni dhe kam udhëtuar dhe në Shqipëri dhe kam vizituar dhe kampet e refugjatëve, ku kishte qindra mijëra shqiptarë që ishin dëbuar brutalisht nga vendi i tyre dhe kishte ndodhur një gjenocid kundër tyre dhe kishte shumë refugjatë në kampe të cilët kishin dëgjuar për që familjet e tyre ishin vrarë që shtëpitë e tyre ishin shkatërruara fshatrat e tyre ishin shkatërruar gratë e tyre, gratë ishin përdhunuar dhe njerëzit në këto kampe refugjatësh më thanë që kur ktheheshin në Kosovë do të kërkonin shpagim për atë që i kishte ndodhur atyre”, tha William Walker.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit