spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Serbët e paraqitur si ‘pelegrinë’ në Gjakovë mbesin nën masën e sigurisë

Katër shtetas serbë, të arrestuar në Gjakovë, të cilët dyshohet të jenë oficerë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë, do të qëndrojnë nën masën e ndalimit derisa të vendosë gjykata për ta.

Këtë e ka konfirmuar gjykatësi i çështjes, Samedin Cena.

Të dyshuarit, B.R., N.V., P.K. dhe M.S., që kishin hyrë në Kosovë si pelegrinë, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Seanca fillestare për ta është mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Prokuroria e rastit, përfaqësuar nga prokurorja Venera Shala, ka kërkuar që të dyshuarve t’u caktohet paraburgim për 30 ditë, duke theksuar se ka dyshime të forta dhe se hetimet janë ende në vazhdim.

“Propozimi për caktimin e paraburgimit është bërë në bazë të arsyeve konkrete,” deklaroi Shala.

“Gjithashtu, është parashikuar që sa më parë të merren në pyetje të pandehurit dhe dëshmitarët, ndërsa varësisht nga rezultatet do të ndërmerren veprime të tjera hetimore.”

Gjykata pritet të shpallë vendimin për paraburgim në ditët në vijim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit