spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Selmanaj: Situata në veri nuk mbahet me policë, me ndërkombëtarët do ta shtrijmë sovranitetin e plotë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se nëse kjo parti vjen në krye të qeverisë do ta shtrijë sovranitetin e plotë në veri në koordinim me ndërkombëtarët.

Ai ka thënë se shtrimi i sovranitetit në atë pjesë të vendit është çështje politike e jo policore.

I pyetur për kërkesën e ndërkombëtarëve për largimin e Njësisë Speciale nga veriu, ai ka thënë se LDK në koordinim me ndërkombëtarët do ta shtrijnë sovranitetin e plotë.

“Ne do të koordinohemi me ta dhe do ta shtrijmë sovranitetin në kuptimin e plotë të fjalës, duke i bërë që serbët e Kosovës, në Kosovë të ndihen si në shtëpinë e tyre. Çdo kërkesë që është në funksion të shtrimit të sovranitetit dhe fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar do ta bëjmë. LDK nuk do ta bëjë atë që e ka bërë kjo qeveri, ditën kinse i ka dërguar policinë atje dhe më pas shkon dhe e nënshkruan Marrëveshjen e Brukseli dhe Ohrit për vendosjen e autonomisë territoriale të Serbisë”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka thënë se autoriteti civil nënkupton shtrimin e sovranitetit.

Duke folur për veprimet e qeverisë në veri ai ka thënë se situata atje është momentale, por ka thënë se e mira është që grupet kriminale nuk funksionojnë më.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit