spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Selmanaj: Kosova e bllokuar nga arroganca e Kurtit- LDK shpresa e vetme

Driton Selmanaj, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kritikuar ashpër qasjen politike të qeverisë aktuale gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas Selmanajt, qasja e ndjekur nga Albin Kurti dhe Vetëvendosja ka kthyer kokëfortësinë në metodë qeverisjeje dhe moslëvizjen në ideologji, duke izoluar vendin ndaj mendimit kritik dhe duke e mbajtur Kosovën peng të krizave të vazhdueshme. Ai thotë se çdo reflektim është trajtuar si dobësi, çdo dialog si tradhti dhe çdo mendim ndryshe si kërcënim.

“Shtetet serioze nuk qeverisen me frikën për të “lëshuar pe”, por me përgjegjësinë për ta bërë këtë kur arsyeja, interesi publik dhe siguria e vendit e kërkojnë”, ka deklaruar Selmanaj.

Selmanaj shtoi se shtetet serioze qeverisen me përgjegjësi dhe jo me frikë, duke argumentuar se pas pesë vitesh qeverisjeje, Kosova po paguan çmimin e izolimit politik, marrëdhënieve të dëmtuara me aleatët strategjikë dhe një arrogance shtetërore që nuk ka sjellë zhvillim ekonomik apo stabilitet institucional.

Ai tha se LDK është zgjidhje vetme dhe shpresa reale e vendit.

Selmanaj kandidon me numrin 25 në listën zgjedhore të LDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit