Selin dhe Mateo prishin miqësinë me përplasje të ashpër brenda shtëpisë

Miqësia mes Selin Bollati dhe Mateo duket se është prishur përfundimisht. Pas Prime-t të së martës, banorët kanë pasur debate të vazhdueshme dhe tani janë rikthyer në kundërshtarë të njëri-tjetrit.

Gjatë një përplasjeje brenda shtëpisë, Selin i tha Mateos të mos jetë hipokrit dhe të mos mbajë gjysmë fjalësh për të tjerët, ndërsa ai reagoi duke thënë se nuk mund ta sulmojë. Selin e akuzoi se po vepronte si zëri i një personi tjetër në lojë, ndërsa Mateo iu kundërpërgjigj me tone të ashpra, duke kritikuar veprimet e saj dhe duke u përplasur për situatën mes tij dhe një banore tjetër, Brikena.

Dialogu mes tyre ishte i tensionuar:

Selin: Mos u bëj hipokrit me veten tënde. Nuk është kjo mënyra se si ecet përpara në Big Brother. Mos u bëj bukëshkelur. Selin nuk ka thënë gjysmë fjale për surratin tënd.

Mateo: Çfarë ke? S’të pëlqejnë argumentet kundër? Po nuk më sulmon dot mes Prime-t mua moj vajzë.

Selin: Djalë i dashur, nuk të sulmova ty, sulmova atë. Po ti je zëri i asaj.

Mateo: Me mua nuk merresh dot o Selin Bollati. Nga ana tjetër e pishinës, se nuk merresh dot këtu. Hadje këtu.

Selin: Hajde ti këtu, jo unë te ti. Ty të intereson ajo vajzë, sa i intereson asaj vajze ti. Kjo është loja juaj në Big Brother.

Mateo: Të të vij turp.

Selin: Nuk je ti i argumenteve Mateo. Je shumë i dobët.

Mateo: Turp të të vijë ty! Vjen këtu dhe na tregon krevatet. Ke rënë brenda me këmbët e tua. Me ty merrem kur të dua unë, jo kur të duash ti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit