Pas fitores së Big Brother VIP Albania 5, duket se Selin dhe Gimbo kanë vendosur t’i marrin gjërat me shumë seriozitet jashtë shtëpisë.
Dyshja e njohur tashmë ka hedhur një hap të rëndësishëm, duke nisur bashkëjetesën.
Raportohet se ata kanë filluar të ndajnë të njëjtën shtëpi në Tiranë.
Gimbo është vazhdimisht në lëvizje për shkak të angazhimeve të tij, kryeqyteti shqiptar po i kthehet dita-ditës në një shtëpi të dytë.
Çifti po gjen kohë për njëri-tjetrin, duke shijuar lidhjen e tyre mes pushimeve dhe koncerteve, pak para se të fillojë fluksi i vërtetë i sezonit veror.
Një tregues i qartë se kjo romancë po funksionon mjaft mirë edhe në jetën reale, larg kamerave.










