Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka deklaruar se UÇK-ja nuk mund të dënohet dhe se ajo, sipas tij, është pjesë e historisë dhe pasuri e popullit të Kosovës.
Selimi ka thënë se pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Kosova nuk do të ishte në gjendjen në të cilën ndodhet sot.
“Kurrë nuk mundet të dënohet UCK-ja. UCK-ja është pasuria e këtij populli, pa UCK-në ne sot s’do të ishim këtu. Kush kanë qenë pjesëtarët e kësaj organizate, sa dëshmorët i kemi dhënë në krye me Adem Jasharin, cilës organizatë kanë qenë.. sa veteranët i kemi, sa invalidë. Të gjithë kanë qenë të ushtrisë më të lavdishme, UCK-së. Kësaj organizate që ky trup gjykues mendon t’i dënoj. Nuk mund t’i dënoi askush. As nuk ka kush që e fyen apo zhbën UCK-në, sepse ajo ka dal nga populli”, ka deklaruar Selimi.








