Selektori i Sllovakisë befason për këtë lojtar: Është një humbje e madhe për Kosovën

Selektori i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka folur me respekt të madh për Kosovën në prag të ndeshjes së play-offit, duke e cilësuar atë si një kundërshtar të fortë dhe të vështirë për t’u parashikuar.

Tekniku italian theksoi se mungesa e një prej lojtarëve kryesorë, kapitenit Amir Rrahmani nuk e dobëson ndjeshëm Kosovën, përkundrazi, skuadra mbetet shumë konkurruese në çdo repart.

“Mungesa e Rrahmanit, i cili luan për Napolin, është një humbje e madhe për Kosovën,” deklaroi Calzona, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtësit në strukturën e ekipit.

Megjithatë, ai shtoi se Kosova ka alternativa cilësore që e bëjnë një skuadër të rrezikshme: “Ata kanë shumë lojtarë cilësorë nga Serie A dhe Bundesliga dhe vlera e tregut të skuadrës së tyre është më e lartë se e jona. Është një ekip i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm.”

Këto deklarata vijnë në prag të një përballjeje vendimtare për të dyja përfaqësueset, ku një vend në fazën tjetër të play-offit është në lojë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit