spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Seksologu Fejza thirrje prindërve: Flisni hapur me fëmijët për seksin

Seksologu i njohur, Hajrullah Fejza, ka apeluar ndaj prindërve që të mos ngurrojnë të bisedojnë hapur me fëmijët e tyre për çështjet që lidhen me seksin dhe edukatën seksuale.

Në një intervistë ai theksoi se periudha e verës përkon shpesh me rritjen e aktivitetit seksual tek të rinjtë, ndaj edukimi i hershëm dhe i duhur luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të tyre seksual dhe emocional.

“Gjatë verës, shumë të rinj fillojnë të bëhen seksualisht aktivë. Prandaj është thelbësore që prindërit të nisin biseda të hapura dhe të sinqerta me fëmijët e tyre rreth kësaj teme,” u shpreh Fejza.

Ai shtoi se përdorimi i prezervativëve është i domosdoshëm, jo vetëm për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara, por edhe për të mbrojtur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit