spot_img
spot_img
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Sekreti i Presidencës: Të gjithë dinë, askush s’e di

Shkruan Kimete Berisha

(Tragjedi shqiptare, me pasoja qesharake)

I. KËRCËNIMI

Prokuroria:

Edhe Vjosa Osmani ka qenë bashkëpunëtore e Hashim Thaçit.

Nuk pranoi ta hallakatim Presidencën.

Edi Rama:

Ka qenë punëtore e tij, jo bashkëpunëtore.

Mati fjalët – armik i popullit shqiptar.

Vjosa Osmani:

Sekretet e mia ia tregoj Edi Ramës,

se ai ka të drejtë t’i zbulojë, se është i Shqipërisë.

II. KORI I POPULLIT

Populli:

Pse Edi Rama me kaq vurmak e mbron Vjosa Osmanin?!

Në takimin e parë me të ka thënë:

“Ç’është kjo figurë… e kam bezdi të flas me të.”

Populli (zë tjetër):

Po e shfrytëzon për ta mbrojtur Hashim Thaçin.

Edi Rama:

Kjo është dramë kombëtare.

Prokurorët janë idiotë ndërkombëtarë.

Ali Ahmeti:

E kam thënë para teje.

Populli:

Po ky pse s’është në burg?!

Populli (tjetër):

Sepse është shpallur ‘jonormal’ me letra.

Se rrokë burgu.

III. MALLKIMI

Dëshmitari:

Në promovimin e librit “Kur heshtja flet”, Edi Rama foli më shumë se heshtja.

Narrativi:

Edi Rama?

A është normal që po nëmë si plakush i mesjetës?

Orakulli:

Mund të jetë normal.

Por është trim… me dashtë, deshet cullak.

Dhe… nuk ha burg nëse i nëmë prokurorët.

Edi Rama nga Prishtina – mesazh Dick Marty-t në Purgator:

“Ako ima Boga – u paklu gorićeš.”

Narrativi:

Dick Marty nuk u dëgjua.

Sepse sekreti është ky:

të vdekurit na shohin, por nuk mund të na flasin.

E ne mund t’u flasim, por nuk mund t’i shohim.

(Për pak.)

IV. HEROIZMI

Vjosa Osmani:

Pasi populli e kuptoi se jam kërcënuar nga Prokuroria e Hagës

dhe për hatër të Hashim Thaçit kam rezistuar…

a do të thotë kjo se PDK më bën Presidente?

Pastruesja e Presidencës:

Kur më kanë pyetur… e kam thënë të vërtetën:

Veç Zoti e di sa qime i heqim ne prej zyrës së saj.

Narrativi:

S’kemi harruar kur ia ka hedhur foton Hashim Thaçit… si zonjë.

Edi Rama:

Është një kohë për ta hedhur dikë.

E një kohë për ta mbledhur.

Kjo është tragjedi kombëtare.

Populli:

Çka të bëjmë!

V. PYETJA

Populli (si në sportel):

Nëse kërcënimi ka zgjatur dy vjet…

pse nuk është lajmëruar në polici?

Vjosa Osmani:

Sepse ishte kërcënim ndërkombëtar.

Edi Rama:

Ky kërcënim nuk është për polici.

Ky është për histori.

Populli:

E kuptova.

Kur kërcënohet qytetari – raporton policinë.

Kur kërcënohet Presidentja – rrëfehet.

Prokuroria:

Ne kishim procedura.

Populli:

Po kërcënimi ku ishte… në procedurë, apo në titull?

VI. TITULLI

Populli (me telefon në dorë):

E gjeta “procesverbalin”: titullin.

“Duan t’i varrosin së gjalli.”

Kaq. Rasti u mbyll.

Edi Rama:

Kur them “Duan t’i varrosin të gjallë” –

nuk është lajm.

Është emocion. Është shpirt.

Prokuroria:

Ne… s’kemi shpirt në dosje.

Populli:

E qartë.

Por punët s’i kanë mirë… se Albin Kurti nuk po qesh më.

Sikur të kishte parë prapa perdes.

VII. EPILOGU

Autorja:

Gjithmonë më ka pëlqyer ai AKTI…

kur dikush e sakrifikon veten për dashuri, zemër.

Hajde tash.

P.S.

“Ku të shkosh në këto kohë të tmerrshme… nuk ke.”

AUTOKRITIKË:

Mundesh edhe më mirë.

(Pauzë.)

Ti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit