spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Sekreti i jetës 117-vjeçare: Çfarë zbuluan shkencëtarët nga trupi i gruas më të vjetër në botë

Maria Branyas Morera, spanjollja që jetoi tri shekuj, kishte një trup biologjik 23 vite më të ri dhe zorrë si adoleshente. Ja çfarë tregojnë mostrat e saj për të ardhmen e mjekësisë.

Çdo rekord është një përjashtim i vetes, unik dhe i denjë për t’u studiuar, sidomos në fushën e mjekësisë. E tillë ishte historia e Maria Branyas Morera-s, e cila në vitin 2023 u shpall zyrtarisht gruaja më e vjetër në botë. E lindur në vitin 1907, ajo ndërroi jetë në gusht të vitit 2024, në moshën 117-vjeçare.

Por historia nuk mbaron këtu. Para se të ndahej nga jeta, Maria kishte pranuar që ekipi i drejtuar nga dr. Manel Esteller, kreu i grupit të Epigjenetikës së Kancerit në Institutin Kërkimor të Leuçemisë “Josep Carreras” në Barcelonë, të merrte mostra nga trupi i saj për të studiuar sekretin e jetëgjatësisë së jashtëzakonshme.

Studioni trupin tim, mësoni nga unë”,  u kishte thënë ajo mjekëve, sapo i kishte njohur.

Në vitet e fundit të jetës, studiuesit analizuan mostra të pështymës, gjakut, urinës dhe feçeve të saj – me qëllimin për të kuptuar lidhjen mes shëndetit të saj dhe stilit të jetesës. Rezultatet e para, tashmë të publikuara në revistën shkencore Cell Reports Medicine, kanë tronditur botën e shkencës.

Një sistem imunitar “supernjeri”

Maria kishte një sistem imunitar të jashtëzakonshëm: qelizat e saj mbanin “kujtesë” për infeksione të vjetra, përfshirë gripin pandemik të vitit 1918 dhe madje edhe Covid-19, të cilin e kaloi në moshën 113-vjeçare.

“Ato ishin ende shumë efikase në luftimin e mikrobeve, por nuk shkaktonin inflamacione të dëmshme, si në sëmundjet autoimune”, shpjegon dr. Esteller.

Përveç një probleme të hershëm me dëgjimin në njërin vesh dhe disa vështirësive në lëvizje, Maria nuk kishte asnjë shenjë sëmundjesh kardiake, kanceri apo sëmundjesh neurodegjenerative.

Telomerët e shkurtër, por jetë e gjatë

Një zbulim surprizë ishte gjendja e telomerëve të saj, pjesët mbrojtëse në fund të kromozomeve që zakonisht shkurtohen me kalimin e viteve. Maria kishte telomerë 40% më të shkurtër se mesatarja e moshatarëve të saj, çka është normale për moshën, por jo për shëndetin e saj të jashtëzakonshëm.

Studiuesit propozojnë se ndoshta telomerët tregojnë “moshën kronologjike”, jo atë biologjike. Dhe në rastin e saj, telomerët e shkurtër mund të kenë qenë një mbrojtje ndaj kancerit: qelizat që vdesin më shpejt nuk kanë kohë të shndërrohen në tumor.

Zorra si e një adoleshenteje dhe një dashuri për kosin

Një tjetër “superfuqi” e saj ishte mikrobioma intestinale: e ngjashme me atë të një të riu. Kishte nivel shumë të ulët të kolesterolit të keq dhe sasi të lartë të bakterit të mirë Bifidobacterium, ndoshta falë konsumimit të tre kosëve në ditë.

Për më tepër, Maria kishte funksionalitet të lartë mitokondrial, prodhimi i energjisë në trup dhe mbrojtja kundër radikaleve të lira.

Stili i jetës? Thjesht, i shëndetshëm dhe i dashur

Maria nuk pinte duhan, nuk konsumonte alkool, ndiqte dietën mesdhetare, ecënte çdo ditë për një orë deri në vitin 2001, ishte shumë shoqërore, lexonte libra, luante me qentë, dhe kalonte kohë me familjen. Madje, edhe pas të 100-ave, ajo vazhdonte të luante piano.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit