spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Seebass: Për shumë njerëz në Kosovë, Hashim Thaçi është fytyra e çlirimit dhe e pavarësisë

Frauke Seebass, analiste politike nga Gjermania, ka komentuar procesin e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuar të Kosovës.

Në një paraqitje mediatike, Seebass theksoi se shumë shqiptarë të Kosovës e shohin Gjykatën Speciale si dëshmi të “njëanshmërisë së bashkësisë ndërkombëtare” ndaj Kosovës.

Por shumë shqiptarë të Kosovës e shohin Gjykatën në Hagë si dëshmi të njëanshmërisë së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës. Prandaj, ky vendim do të ketë pasoja shumë të rëndësishme për politikën e jashtme të Kosovës, por edhe, natyrisht, për politikën e brendshme, përfshirë edhe një rikthim të mundshëm të Thaçit në skenën politike të Kosovës” – tha Seebass.

Tutje, Seebass vlerësoi se për shumë njerëz është Thaçi është fytyra e çlirimit dhe e pavarësisë së Kosovës.

Për shumë njerëz brenda dhe jashtë Kosovës, Hashim Thaçi është fytyra e çlirimit dhe e pavarësisë, ndonëse si politikan ai mbetet figurë e kontestuar, përfshirë edhe rolin e tij si udhëheqës i PDK-së, e cila sot është partia kryesore opozitare” – tha Seebass.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit