spot_img
spot_img
Wednesday, March 4, 2026
spot_img
spot_img

Seanca për zgjedhjen e Presidentit caktohet në orën 19:00, partitë ende pa marrëveshje

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është planifikuar të mbahet sonte në orën 19:00.

Gjatë ditës së sotme, grupet parlamentare të partive politike kanë zhvilluar takime të ndara për të diskutuar rreth çështjes së Presidentit, teksa afati kushtetues përmbyllet dhe pritet finalizimi i procesit.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në Kuvend, ende nuk ka dalë me një propozim zyrtar për kandidat, ndërsa përfaqësuesit e saj kanë shmangur deklarimet për media.

Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka theksuar se subjekti që ai drejton nuk do të paraqesë kandidat pa një marrëveshje të mëparshme politike.

Ndërkohë, takimi i djeshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa ndonjë dakordim konkret.

Në rast se Presidenti nuk zgjidhet brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, vendi do të përballet me zgjedhje të reja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit