Seanca e radhës ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murselit ,Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, do të mbahet sot.
Caktimi i seancën vjen pas përfundimit të ekzaminimit psikiatrik të Murselit.
Seanca pritet të mbahet në ora 09:00.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. është caktuar të mbahet me datë 14 korrik 2025, në ora 09.00. Për njoftimin tuaj në seancën e shqyrtimit gjyqësor do të informoheni me gjitha detajet, të cilat kanë të bëjnë me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Gashit.






