Ka dështuar të nisë votimi në orët e paradites për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar mbylljen e punimeve të pjesës së parë të seancës, duke caktuar një afat të ri.
Për shkak të mungesës së kuorumit dhe nevojës për koordinim të mëtutjeshëm, Haxhiu bëri të ditur se deputetët duhet të kthehen në sallë në orën 14:00 për të tentuar sërish votimin.
“Për t’i dhënë atyre mundësinë që të jenë të pranishëm në këtë seancë […] po e vazhdojmë këtë seancë në orën 14:00. Pra, shihemi në orën 14:00, tha ajo.
Ky shtyrje vjen në një kohë kur mazhoranca po përpiqet të sigurojë praninë e 80 deputetëve në sallë, kusht ky i domosdoshëm për t’i dhënë vlefshmëri procesit të zgjedhjes së Presidentit.









