Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të kryesisë ku është diskutuar dhe vendosur për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.
Në fokus të veçantë ishte komuna e Drenasit, ku me shumicë votash është refuzuar kandidatura e kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci.
Megjithatë, kjo parti e ka falënderuar Lladrovcin për punën e bërë në Drenas.
“Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e katër kryetarëve aktualë të komunave: Bedri Hamza (Mitrovicë), Ramiz Lladrovci (Drenas), Fadil Nura (Skenderaj) dhe Besim Ilazi (Kaçanik), të cilët nuk janë kandidatë në këto zgjedhje, por që gjatë mandatit të tyre kanë ofruar një qeverisje efikase për qytetarët dhe një përfaqësim dinjitoz të vlerave të PDK-së”.






