Daorsa Kica – Xhelili, kandidate e LDK-së për deputete, nuk arriti të dilte në terren gjatë fushatës së 28 dhjetorit. Ajo mori pjesë në dy raste në fushatën e LDK-së.
Arsyeja ishte shtatzënia dhe problemet fizike si pasojë e kësaj gjendjeje.
Megjithatë, Kica – Xhelili e organizoi fushatën të gjithën nga shtëpia dhe bazuar mbi video.
Ndonëse nuk doli fizikisht në terren, Kica – Xhelili është e katërta më e votuara në LDK.
Ajo deri tash ka marrë 41 mijë vota dhe është dy qind vota larg vendit të tretë, ku gjendent Avdullah Hoti.











