Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpritur Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj të sotme në Kosovë.
Përmes një njoftimi, Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë të ditur se vizita e Von der Leyen zhvillohet në një kohë kur partitë politike në Kosovë duhet të bashkërendohen për zgjedhjen e Presidentit, si dhe për të siguruar stabilitet institucional.
Sipas Zyrës së BE-së, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe partive politike është i rëndësishëm edhe për t’i mundësuar Kosovës që t’i shfrytëzojë plotësisht mundësitë që Bashkimi Evropian ka për të ofruar.
“Për më shumë se 25 vite, BE-ja ka qenë partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj në rrugën e integrimit në BE,” tha Schuebel.








