spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Scholz për afganin e arrestuar për sulmin në Munich: Të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se i dyshuari afgan për sulmin me veturë në Munich nga ku mbetën të lënduar 28 persona duhet të dënohet dhe të dëbohet nga Gjermania.

“Ky autor nuk mund të shpresojë për ndonjë butësi. Ai duhet të ndëshkohet dhe duhet të largohet nga vendi”, u tha Scholz gazetarëve.

“Nëse ishte sulm, ne duhet të ndërmarrim veprime të vazhdueshme kundër autorëve të mundshëm me të gjitha mjetet e drejtësisë”, shton ai, shkruan BBC.

Një veturë u përplas me një grup njerëzish në një tubim sindikal në Mynih më herët sot.

Incidenti ndodhi në Seidlstrasse, në qendër të Mynihut – qyteti i tretë më i madh i Gjermanisë për nga popullsia.

Sipas përditësimit të fundit të policisë, të paktën 28 ​​persona u plagosën, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Policia thotë se shoferi ishte një azilkërkues afgan 24-vjeçar, i cili njihej për vjedhje dhe drogë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit