“Fenomeni” Ronaldo Nazario ka qenë temë diskutimi mes banorëve të Big Brother VIP Kosova.
Kjo ndodhi pasi këngëtari Labinot Rexha pohoi se e kishte parë në ëndërr dhe shkoi edhe një hap më tej, duke prerë flokët në stilin e tij karakteristik.
Megjithatë, debati nuk u ndal këtu. Ishte banorja Sasa Hoda, e cila gjatë një bisede me Edin kujtoi kohën kur Ronaldo vizitoi Kosovën, disa ditë pas çlirimit të vendit.
Futbollisti kishte ardhur në qytetin e Gjakovës, një prej qyteteve më të prekura nga lufta, si pjesë e një misioni humanitar.
Banorja Sasa tregon se këtë moment e mban ende mend dhe e kishte parë vetë:
“A e din që [Ronaldo] ka qenë në Gjakovë pas luftës. Jom dalë unë e kam pa, e ka pas pru KFOR-i italian. Atëherë ai ka qenë ‘top’, si me e pas pru tash Cristiano Ronaldon. Unë e kam pas pa… ka qenë në percjellje të tenkave italiane”, shtoi mes tjerash Sasa duke kujtuar atë kohë.








