Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Sasa Hoda, ka bërë një rrëfim emocional gjatë një bisede me Labinot Rexhën, ku tregoi se nuk ka mundësi të bëhet nënë për shkak të problemeve shëndetësore.
Ajo tha se shtatzënia do të ishte e rrezikshme për të, pasi mund të rrezikonte si jetën e saj, ashtu edhe të foshnjës.
“Ti je babë, e di ndjenjën e prindit, unë nuk e di. Unë nuk mundem me qenë nënë kurrë, shëndeti im nuk ma lejon. Nuk mundem me u bë nënë, e kam pranuar. Mos i lëndo njerëzit. Unë mundem me vezore të mia me i bë përmes surrogates, por unë personalisht nuk mundem sepse mund të vdes unë ose beba. Nuk mundem me rreziku”, u shpreh Sasa.
@agji.shneq #bigbrothervipkosova #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #fyp #albania #viral ♬ original sound – Agji shneq






