spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Sarrazin takohet me drejtuesit e PDK-së, flasin për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka shkuar në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, ku është takuar me drejtuesit e kësaj partie.

Për vizitën e tij ka njoftuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ato në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.

Njoftimi i plotë:

Bashkë me Bedriun dhe Vlorën, në selinë e PDK-së, e pritëm Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ato në Kosovë.

Emisarin Sarrazin e njoftova se Partia Demokratike e Kosovës është angazhuar çdo ditë, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të jap kontributin e saj të parezervë për ruajtjen e interesit të shtetit tonë.

Për PDK-në, bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës është tejet i rëndësishëm.

Në këtë drejtim, PDK mbështetë të gjitha nismat e mirëfillta të cilat rrisin dhe fuqizojnë bashkëpunimin konstruktiv rajonal – si hap konkret drejt përafrimit të rajonit me Bashkimin Evropian.

Emisarin Sarrazin e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit