Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon vite punë dhe përvojë për të sjellë rezultate të publikuara, një studente shqiptare nga Kumanova ka arritur të sfidojë këtë normë.
Sara Jashari, studente e shkencave kompjuterike dhe mastere e shkencave të të dhënave, ka realizuar një sukses të jashtëzakonshëm: shtatë punime të publikuara në konferenca të nivelit ndërkombëtar brenda vetëm një viti.
Gjatë vitit akademik 2024-2025, Sara ka qenë bashkautore dhe prezantuese në disa prej konferencave më të rëndësishme në fushën e teknologjisë, realitetit të shtuar (XR), inteligjencës artificiale dhe grafikës kompjuterike.






