Santiana Maloku ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me postimet e fundit nga pushimet buzë detit në jug të Shqipërisë.
Influencuesja shqiptare ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet e veshur me bikini të kuqe dhe një fustan rrjete transparent, që thekson linjat trupore. Pamjet kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.
Santiana, e cila është kthyer në një nga emrat më të ndjekur dhe me ndikim në rrjetet sociale shqiptare, vijon të jetë aktive në Instagram, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.







