Sanksionet amerikane kanë tronditur presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Gjatë një vizite zyrtare në Uzbekistan, Vuçiç tha se e ka kuptuar tashmë mesazhin e qartë nga Shtetet e Bashkuara dhe shtoi se nuk është gati të bëjë asnjë kompromis për industrinë e naftës NIS, shumica në pronësi të Rusisë.
“Imagjinoni mua duke dalë dhe duke thënë se po i kërkojmë qeverisë amerikane të bëjë këtë dhe atë… Faleminderit shumë, partnerë të dashur, për të gjitha këto. Meqenëse jetojmë në një botë realiteti, jo drejtësie, është e imja të them se e kuptuam atë mesazh. Unë nuk mashtrova askënd dhe thashë se amerikanët do të ishin të palëkundur. Ata donin të më bënin të thoja ‘shpëtuam edhe një muaj tjetër’ dhe se “patjetër që do të shtetëzonim pronën ruse’. Thashë se nuk jam komunist, nuk jam fashist, nuk kam marrë asgjë nga askush”, tha Vuçiç.
Ai vazhdoi me propagandën e tij se qytetarët në serbi do të kenë një dimër të vështirë dhe të ftohtë, teksa u vetëshpall si herë duke garantuar se do t’i mbrojë ata. Vuçiç la të kuptohet se Amerika mund t’i vendosë sanksione të tjera Serbisë.
“U kërkoj partnerëve tanë amerikanë të mos vendosin sanksione dytësore ndaj institucioneve tona financiare. Të na lënë kohë deri në mesin e dhjetorit për të zgjidhur të gjitha problemet tona dhe pastaj të na njoftojnë të paktën shtatë ditë më parë, për të siguruar një jetë të sigurt për bankat tona.”, tha ai.








