spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Sanduiçë, fara luledielli dhe një dyshek kampingu, jeta brenda avionit legjendë B-2 (FOTO)

Është aeroplani më i sofistikuar dhe teknologjikisht më i avancuar në botë, edhe më i kushtueshmi, plot 2.1 miliardë dollarë për një njësi, ndaj janë prodhuar vetëm 21 të tillë. Por, pavarësisht se është një kryevepër e inxhinierisë ushtarake, B-2 Spirit mbetet në fund të fundit një aeroplan dhe për të fluturuar ka nevojë për një ekuipazh.

Secili prej këtyre bombarduesve stealth operohet nga dy pilotë. Në operacionin “Martello i Mesnatës”, që ndodhi mes natës së së shtunës dhe të dielës dhe që shënjestroi objektivat bërthamorë në Fordow dhe Natanz në Iran, morën pjesë 14 pilotë, të njëjtë në numër me bombat GBU-57 që u hodhën.

Sanduiçë, fara luledielli dhe një dyshek kampingu, jeta brenda

Faza më delikate, hedhja e bombave në objektiva, zgjati më pak se 30 minuta, por misioni i plotë zgjati plot 37 orë fluturim pa ndalesë. B-2 nisen zakonisht nga baza Whiteman në Missouri, në zemër të SHBA-së, për të goditur objektiva mijëra kilometra larg.

Misioni më i gjatë në historinë e këtyre avionëve ishte 44 orë, në tetor 2001, mbi Afganistanin. Operacione ekstreme që u besohen vetëm një skuadre ultra-selektive pilotësh, në 30 vjet, më pak se 600 ushtarakë amerikanë kanë fluturuar në një B-2.

Stërvitja e tyre bëhet kryesisht në simulatorë, pasi çdo orë fluturimi kushton 65 mijë dollarë, dhe përdorimi i avionëve realë për trajnim do të ishte tepër i kushtueshëm. Para nisjes për operacione reale, kujdesi për gjumin dhe ushqimin është thelbësor, analizuar në detaje nga mjekët e skuadrës 509th Bomb Wing.

Sanduiçë, fara luledielli dhe një dyshek kampingu, jeta brenda

Ushqimi përgatitet sipas preferencave individuale, nga sanduiçë me gjeldeti pa djathë dhe pa erëza, te mish i thatë, snack-e dhe fara luledielli për të ruajtur përqendrimin. Synimi është të shmangen ndalesat për në tualet, që ekziston, por është shumë e pakëndshme.

Gjumi bëhet me turne, një deri në dy orë herë pas here, mbi një dyshek kampingu të vendosur në një korridor të ngushtë pranë bombave. Kabina e pilotimit ka vetëm dy vende, në të djathtë komandanti që menaxhon armët dhe komunikimet, në të majtë piloti kryesor.

E njëjta strukturë do të ruhet edhe nga pasardhësi i B-2, bombarduesi i ri stealth B-21 Raider, që do të hyjë në shërbim brenda 15 viteve. Deri atëherë, Spirit do të vazhdojë të jetë legjenda absolute e qiellit. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit