Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, ka bërë me dije se në samitin e nesërm të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrë pjese e para e shtetit.
Ai ka bërë me dije se për këtë samit presidentja Osmani ka marrë ftesë nga institucioneve të BE-së.
“Me ftesë të institucioneve të BE-së, Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor”, është shprehur Kupina.
Në këtë samit do të marrin pjesë udhëheqësit e Bashkimit Evropian.






