spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

“Sami Lushtaku tentoi të sulmojë eskortën e Kurtit”, Komuna e Skenderajt paralajmëron padi ndaj Haxhiut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka fajësuar Sami Lushtakun që ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Haxhiu ka shkruar në Facebook, se Lushtaku me veturën e tij zyrtare të Komunës së Skenderaj, “e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”.

E për këtë çështje ka reaguar, zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku i cili ka thënë se deklarata e Haxhiut është e pavërtetë.

Ai tutje ka thënë se dega e Skenderajt i ka pezulluar të gjitha për solidarizimin me familjet e viktimave në Çubrel dhe Lushtaku ka pasur një agjendë në Fushë-Kosovë.

Madje ai ka thënë se për këto shpifje ministrja Haxhiu do të paditet.

“Kjo absulotisht është e pavërtetë, dega e Skenderajt i ka pezulluar të gjitha me u solidarizu me familjet e viktimave në Çubrel, edhe gjenerali Lushtaku e ka pasur një agjendë në Fushë Kosovë, edhe me siguri për këto shpifje do të paditet organet e drejtësisë”, ka deklaruar Lushtaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit