Sami Lushtaku falenderon qytetarët për mbështetjen ndaj familjes së Sahit Jasharit

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka falenderuar secilin që i ka qëndruar pranë familjes Jashari në rastin e vdekjes së Sahit Jasharit.


“Falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët, miqtë, bashkëluftëtarët, bashkatdhetarët dhe secilin që ndau dhimbjen me ne. Mbështetja dhe solidariteti juaj janë vlera që na japin forcë në këto momente të vështira”, shkrun ai.

Postimi i plotë

Faleminderit!

Në këto ditë të rënda dhimbjeje për familjen Jashari dhe për mbarë kombin, prania juaj në ngushëllime, si dhe mijëra mesazhe, telefonata e thirrje ngushëllimi, janë dëshmi e respektit të madh dhe kontributit të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare të Sahit Jasharit.

Falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët, miqtë, bashkëluftëtarët, bashkatdhetarët dhe secilin që ndau dhimbjen me ne. Mbështetja dhe solidariteti juaj janë vlera që na japin forcë në këto momente të vështira.

Lavdi jetës dhe veprës së Sahit Jasharit!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

SL

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit