Blerim Sallahu që nuk arriti të bëhet as zv/ministër e as deputet, mbeti veç një këshilltar ligjor i Albin Kurtit.
E duke qenë afër kryeministrit, Sallahu duket se ka nisur të mendojë që është edhe gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Sallahu ka shkruar në rrjete sociale se cili është interesi i Gjykatës Kushtetuese, të cilën vetë e kishte sulmuar me qindra herë.
Postimi:
Mosezaurimi i procedurës së paraparë në nenin 86, të Kushtetutës për zgjedhjen Presidentit, tregon qartazi se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kesisoj, Gjykata Kushtetuese lehtësisht mund të merr atkgjykim përmes së cilit do ta shpallë të pavlefshëm një dekret dukshëm antikushtetues që ka goditur brutalisht dhe në mënyrë kundërkushtetuese, parimet kushtetuese mbi të cilat bazohet rendi kushtetues, ndarjen e pushteteve, epërsinë e Kushtetutës, uzurpimin e kompetencave kushtetuese të pushtetit legjislativ dhe tok më të ndarjen e pushteteve.
Pra, të gjitha këto dispozita kushtetuese kanë qenë të argumentuara thellë dhe gjerë në kërkesën tonë në mënyrë që të kontribuojmë në ruajtjen e rendit kushtetues, vazhdimësinë e qeverisjes, shmangien e zgjedhjeve që do të prodhonin pothuajse rezultat të njejtë, kursimin buxhetit të shtetit rreth 10 milionë euro në organizim të zgjedhjeve, si dhe respektimin e stabilitetit, ekonomik, financiar dhe shoqëror të vendit tonë.
Andaj, interesi kushtetues i Gjykatës Kushtetuese përmes nxjerrjes së aktgjykimit përkatës natyrisht se do të mund t’i misherojë, përmbajë dhe mbrojë këto vlera dhe parime kushtetuese të cilat përbëjnë esencën e funksionimit demokratik, shoqëror dhe kushtetues të shtetit tonë.









