Salihaj: Një pjesë e figurave të LDK-së janë nën ndikimin e PDK-së që pas vdekjes së Rugovës

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë, përfshirë shkarkimin e mundshëm të kryetarit Lumir Abdixhiku, i cili pritet të shqyrtohet në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së më 30 korrik.

Salihaj ka komentuar edhe për mundësinë që Lutfi Haziri të jetë një nga figurat udhëheqëse të LDK-së, duke thënë se ai nuk do të ishte zgjedhja e duhur për drejtimin e partisë.

Sipas Salihajt, Haziri ka afërsi me Partinë Demokratike të Kosovës dhe nuk do t’i sillte përfitime LDK-së.

“Haziri ka një afërsi të madhe me PDK-në dhe ai nuk është një figurë që i sjell të mira LDK-së, aspak. Mendoj që është e kundërta. Lutfi Haziri në këto momente po mundohet të jetë një lloj balancuesi, as andej as këndej, të ketë një frymë pajtimi e të tjera, por unë mendoj se ai nuk i bën mirë LDK-së dhe nuk mund të arrijë asgjë. Nuk është një figurë e fuqishme që mund të arrijë diçka”, ka thënë Salihaj.


Ai ka pretenduar gjithashtu se brenda LDK-së ka pasur ndikime nga jashtë, duke përmendur edhe periudha të mëhershme të udhëheqjes së partisë.


“Një pjesë e figurave të LDK-së janë nën ndikim dhe ka kontroll të PDK-së ndaj LDK-së. Ka pasur kontroll nga PDK-ja në LDK edhe në kohën kur kam qenë unë, dhe kjo kontroll ka ndodhur që nga vdekja e presidentit Rugova, edhe me Fatmir Sejdiun dhe me Isa Mustafën, sepse njerëzit kanë vepruar fshehurazi”, ka deklaruar Salihaj.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur LDK-ja po përballet me zhvillime të brendshme politike dhe përgatitje për Kuvendin e jashtëzakonshëm të 30 korrikut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit